Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. D., 26 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi e vogël Cannabisi.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. L., 37 vjeçe, banuese në fshatin Tamarë, pasi dyshohet se nëpërmjet një llogarie në “Facebook”, ka mashtruar qytetarë, për përfitime ekonomike.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. Gj., 22 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një bashkëmoshatar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. L., 55 vjeç, banues në fshatin Kryebushat, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortës së tij.
Ditën e djeshme kanë kallëzuar:
-shtetasja M. A., 42 vjeçe, banuese në Shkodër, se i është tërhequr nga llogaria bankare, një shumë parash, pa miratimin e saj. Punohet për zbardhjen e autorësisë dhe të rrethanave të tjera të rastit;
-një shtetas 33 vjeç, se i kanë hapur një llogari në “TikTok”, me kredencialet e tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
-shtetasi B. U., 43 vjeç, banues në Velipojë, se më datë 25.03.2025, i kanë vjedhur motomjetin në Velipojë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të vjedhjes.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.