Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. Z., 42 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. V., 55 vjeç, banues në fshatin Oblike, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një mjet prerës (thikë), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
–
Informacion paraprak/Rreth orës 12:00, në fshatin “Grudë e Re” është gjetur nga familjarët e saj, pa shenja jete shtetasja M. B., 76 vjeçe, e cila dyshohet se ka varur veten në oborrin e banesës së saj.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.