Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike shpallën në kërkim shtetasin F. D., 35 vjeç banues në Shkodër, pasi ka kallëzuar një 33–vjeçare, se ky shtetas ka hapur një llogari në “TikTok”, nëpërmjet së cilës fyen atë dhe familjarë të saj. Punohet për lokalizimin dhe kapjen e 35–vjeçarit, si dhe për verifikimin e këtij kallëzimi.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve shpallën në kërkim shtetasin Sh. Xh., 32 vjeç, banues në Pejë, Kosovë, pasi dyshohet se nuk ka kthyer në afat, një automjet që ka marrë me qira. Punohet për lokalizimin dhe kapjen e 32–vjeçarit.

Gjatë natës, pasi është thyer xhami i automjetit të parkuar në rrugën e Shtrausit, në pronësi të shtetasit P. J., 42 vjeç, janë vjedhur disa vegla pune që ishin në automjet. Punohet për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit/ëve të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.