Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 29.05.2025, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Mbikalimi i Patokut-Laç”, bëjmë me dije se nga veprimet hetimore të kryera nga specialistët e Sektorit të Policise Rrugore, është bere i mundur identifikimi i drejtuesit te automjetit që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin, shtetasi T. N., 35 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas pasi ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi ku dyshohet se ka përplasur me automjet, shtetasin F. H., 59 vjeç, i cili humbi jetën gjatë transportimit në spital. Vijon puna për kapjen e shtetasit T. N.

Kurbin/Më datë 02.06.2025, rreth orës 20:30, shtetasi M. P. ka njoftuar Policinë se ka konstatuar të dëmtuar, dyshohet me armë zjarri, vetratën e dritares së lokalit të tij, në lagjen nr. 3, Laç.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.