Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. N. alias F. B., 37 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, në efektin e alkoolit, dyshohet se ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin A. Gj., 50 vjeç, banues në Fushë Milot. Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi A. Gj., i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-V. M., 30 vjeç, banues në fshatin Dajç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje;
K. L., 24 vjeç dhe E. L., 35 vjeç, banues në fshatin Tale, pasi kanë goditur me grushte shtetasin Gj. Ç., 56 vjeç, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Gj. R., 51 vjeç, banues në Rrëshen, pasi është konfliktuar fizikisht me shtetasin P. R., 57 vjeç, banues në Rrëshen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë, për veprime të mëtejshme.