Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin E. N., 31 vjeç, banues në Laç, Kurbin, pasi u kap duke drejtuar një motomjet, pa leje drejtimi dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike motomjeti dhe një aparat celular.
-Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori për shtetasin D. S., 32 vjeç, banues në Laç, Kurbin, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte, në aksin rrugor Laç–Milot, iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Kurbin referuan materialet në Prokurori për 2 raste të kallëzimeve:
Shtetasi B. B., 61 vjeç, banues në Kurbin, ka kallëzuar se një person ende i paidentifikuar ka tentuar t’i vërë zjarrin automjetit të tij, i cili nuk ka pësuar dëme materiale pasi zjarri është fikur në kohë.
-Shtetasi R.M, 33 vjeç, banues në lagjen “Ish-parku i autobusëve”, Tiranë, (shofer taksie), ka kallëzuar se në orën 00:50, të mëngjesit të datës 30.05.2025, kur ka ndaluar tek një pikë shitje karburanti në afërsi të autostradës Tiranë-Kurbin, për të zbritur një pasagjer, ky person i ka vjedhur një shumë prej 40.000 lekësh. Punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Lezhë, referuan materialet procedurale në Prokurori për shtetasin V. A., 58 vjeç, banues në Kosovë, pasi në kilometrin e parë të Rrugës së Kombit, në Fushë-Milot, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai”, është përplasur me automjetin tip “Toyota”, që drejtohej nga shtetasja M. S., 48 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasja M. S, bashkëshorti i saj shtetasi L. S, si dhe vajza e tyre e mitur 8-vjeçe. Të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë, për veprime të mëtejshme.