Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin T. D., 66 vjeç, banues në Lezhë, pasi dje, në qytetin e Lezhës, duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar lehtë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për dy 15-vjeçarë, banues në Lezhë, pasi dje, janë konfliktuar me 2 shtetas të tjerë të mitur, 16 dhe 17 vjeç, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin T. T., 53 vjeç, banues në fshatin Kulme, Rrëshen, pasi ka prerë dru, në mënyrë të paligjshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. Sh., 56 vjeç, banues në Fushë Mamurras, Kurbin, pasi në këtë fshat, ka goditur me grusht, për motive të dobëta, shtetasin D. M., 39 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.