Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin R. K., 37 vjeç, banues në Paskuqan, pasi është konstatuar në aksin rrugor “Laç-Mamurras”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. D., 50 vjeç, banues në fshatin Gjormë, pasi dyshohet se më datë 19.05.2025, në Mamurras, ka vjedhur një valixhe me vegla pune, nga bagazhi i automjetit në pronësi të shtetasit E. Gj. Punohet për kapjen e shtetasit A. D.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë, për veprime të mëtejshme.