Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë:
-ndaluan shtetasin në kërkim A. V., 51 vjeç, banues në fshatin Barbullojë, pasi Gjykata e Lezhës, me vendimin e datës 03.02.2025, e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja e energjisë ose e impulseve telefonike”;
-arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 29 vjeç, banues në fshatin Barbullojë, pasi ka thyer derën e lokalit në pronësi të shtetasit S. B., 42 vjeç, banues në Lezhë, dhe ka vjedhur një shumë lekësh dhe disa materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Gj., 43 vjeç, banues në Rrëshen, pasi ka kryer punime ndërtimi në banesë, pa lejen përkatëse.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, për një shtetas 15 vjeç, pasi është konstatuar në Laç, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë, për veprime të mëtejshme.