Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

A. Sh., 56 vjeç, banues në fshatin Blinisht, pasi dyshohet se ka kanosur dhe fyer shtetasin L. Ll., 40 vjeç, banues në Lezhë, për motive të dobëta;

O. A., 34 vjeç, banues në fshatin Ishull-Lezhë, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse;

A. O., banuese në Lezhë, pasi ka qëlluar me shuplakë, për motive të dobëta, shtetasen K. K.

Më datë 08.05.2025, ka kallëzuar shtetasi P. D., 72 vjeç, banues në lagjen “Varosh”, Lezhë, se prej muajit gusht 2024, në banesën e tij ka rrjedhje uji nga tubacionet e shkarkimit. Nga veprimet e kryera rezulton se shkaku i rrjedhjes së ujit është amortizimi i pajisjeve hidraulike.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Lezhës, për vlerësim.