Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. Z., 46 vjeç, rezident në Itali, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”, pasi ka publikuar në rrjetin social “TikTok”, një video të regjistruar gjatë plotësimit të fletës së votimit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. M., banues në fshatin Rrilë, Lezhë, pasi ka kallëzuar shtetasja D. L., 62 vjeçe, se ky shtetas e ka kanosur me fjalë.

U referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 06.05.2025, në Spitalin Rajonal Lezhë, është dërguar për ndihmë mjekësore, shtetasja D. B., 51 vjeçe, banuese në fshatin Manati, e cila dyshohet se ka konsumuar fostoksinë. Më pas ajo u dërgua në QSU, Tiranë, por humbi jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë, për veprime të mëtejshme.