Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë:
-referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin L. Ll., 22 vjeç, banues në Kamëz, pasi dyshohet se më datë 28.04.2025, ka vjedhur me dhunë në banesën e shtetasit M. P., në fshatin Gajush, një shumë parash dhe një armë gjahu. Punohet për kapjen e shtetasit L. Ll. dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për rastin;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 3 shtetas të mitur (dy prej tyre 17 vjeç, tjetri 16 vjeç), të tre banues në Lezhë, pasi kanë goditur me grushte 17-vjeçar.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. B., 37 vjeç, banues në Kosovë, sepse dje, duke drejtuar automjetin, në dalje të tunelit të Kalimashit, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti është përplasur me një autobos. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë shtetasi M. B. dhe pasagjerja në automjetin e tij, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.