Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin A. Gj., 31 vjeç, banues në Rrëshen, pasi dje pasdite, në Rrëshen, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet të parkuar;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. V., 58 vjeç, banues në Kukës, pasi dje, rreth orës 14:00, në rrugën “Milot-Morinë”, automjeti që ai drejtonte është përplasur me 2 automjete dhe si pasojë janë dëmtuar lehtë pasagjerët në këto automjete.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:15, në rrugën e fshatit Manati, janë përplasur automjetet me drejtues shtetasit A. K., 60 vjeç, dhe K. Gj., rreth 25 vjeç.
Si pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 3 pasagjerët në automjetin që drejtonte shtetasi K. Gj., të cilët janë dërguar në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.