Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 34 vjeç, banues në fshatin Balldre, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, për një 17-vjeçar, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin M. P., 53 vjeç, banues në fshatin Ungrej, pasi dyshohet se ka prerë në mënyrë të paligjshme një sasi lënde drusore që u gjet në afërsi të banesës së tij.
Në vijim të informacionit të dhënë dje, për shpalljen në kërkim të shtetasit F. F., 32 vjeç, banues në Lezhë, si i dyshuar për përndjekjen e një 33-vjeçareje, bëjmë me dije se ky shtetas u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë. Pas veprimeve procedurale, u vendos që ky shtetas të procedohet në gjendje të lirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.