Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen M. R., 23 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi në aksin rrugor “Shëngjin-Velipojë”, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesja e automjetit dhe pasagjerja, të cilat janë jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, për dy shtetas 17 vjeç, njëri banues në Tiranë, tjetri në Lezhë, pasi në qytet, gjatë kontrollit fizik iu janë gjetur 2 armë të ftohta (shkop hekuri dhe dorezë metalike).
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. P., 19 vjeç M. N., 23 vjeç, A. L. 20 vjeç dhe M. N., 19 vjeç, të gjithë banues në Lezhë, pasi janë konfliktuar me një shtetas 21 vjeç, në rrugë, dhe më pas kanë goditur me shkelma, derën e banesës së tij, për motive të dobëta.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B. H., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Kurbin, ndërkohë që drejtonte automjetin, nuk i bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për respektimin e sinjalistikës rrugore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.