Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Në lidhje me konfliktin e djeshëm, në Milot, informojmë se shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kapën shtetasit e përfshirë në konflikt dhe në vijim të veprimeve hetimore dhe policore në lidhje me këtë rast:
-u arrestua shtetasi K. K., pasi dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, dëmtoi me mjet prerës, shtetasin A. A., si dhe i theu xhamin e automjetit;
-nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., pasi dyshohet se dha deklarim të rremë në lidhje me konfliktin;
-nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. K. dhe G. K., gjithashtu të përfshirë në konflikt.
Gjithashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin:
-arrestuan në flagrancë shtetasin V. T., 22 vjeç, banues në fshatin Gorre (i kartelizuar, me probleme të shëndetit mendor), pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta, nënën e tij, e cila është aktualisht në kujdesin e mjekëve;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. K., 30 vjeçe, banuese në Bulqizë, pasi ka kallëzuar ish-bashkëshorti i saj, se kjo shtetase nuk zbaton vendimin e gjykatës, në lidhje me takimet e tij, me fëmijën e tyre të mitur.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 41 vjeç, banues në fshatin Manati, pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. M., 29 vjeç, banues në fshatin Skuraj, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi e vogël Kokaine.
Mëngjesin e sotëm, në banesën e tij, në fshatin Fushë Kuqe, dyshohet se ka rënë aksidentalisht në kontakt me rrymën elektrike, një 15-vjeçar. Ai është në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.