Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin K. M., 52 vjeç, banues në Lezhë. Nga dënimi i Gjykatës së Apelit të Milanos, me 16 vjet burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, këtij shtetasi i kanë mbetur për të kryer 11 muaj e 17 ditë.
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 28 vjeç, banues në Laç, pasi u kap në rrugën “Milot-Lezhë”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, për një shtetas 16 vjeç, banues në Ishull Lezhë, pasi u kap duke drejtuar një automjet, pa leje drejtimi.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori, pasi ka kallëzuar shtetasi N. B., 53 vjeç, drejtues teknik i një firme private në Kurbin, se në magazinës e firmës, ka konstatuar mungesën e 10 maskave të oksigjenit, me vlerë rreth 450 euro. Vijojnë hetimet për rastin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.