Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, M. J. alias M. Ll., 28 vjeç, banues në Rubik, pasi me datë 07.09.2024, dyshohet se ka kundërshtuar dhe ka kanosur, gjatë kryerjes së detyrës, një punonjës të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Mirditë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit J. Sh., 20 vjeç, L. Sh., 25 vjeç, V. H., 59 vjeç, Xh. H., 56 vjeç, O. H., 50 vjeçe dhe për një 16-vjeçare, pjesëtarë të 2 familjeve, të gjithë banues në lagjen “Skënderbeg”, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta, me njëri-tjetrin.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit P. Gj., 47 vjeç, banues në Lezhë dhe F. Gj., 40 vjeç, banues në Kurbin, pasi janë kapur duke drejtuar motomjete, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.