Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. K., 45 vjeç, banues në fshatin Gjadër, pasi është konfliktuar me një shtetase, për motive të dobëta.
Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Gj. P., 63 vjeçe, banuese në fshatin Lalm i Ri, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.