Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. M., 25 vjeç, banues në Lezhë, dhe B. M., 35 vjeçe, banuese në Elbasan, pasi dyshohet se kanë kanosur njëri-tjetrin dhe kanë hapur llogari false në rrjetet sociale, duke përdorur të dhënat e njëri-tjetrit.
Më datë 27.03.2025, shtetasi Z. T. ka njoftuar Policinë se, në mëngjesin e kësaj date, ka konstatuar dëmtime në murin e një ambienti që ndodhet rreth 50 metra larg lokalit të tij, në Lagunën e Patokut. Vijon puna për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Lezhë – Më datë 27.03.2025, shtetasja F. F., 28 vjeçe, është dërguar nga familjarët e saj në Spitalin Rajonal të Lezhës, pa shenja jete. Ajo vuante nga sëmundja e epilepsisë dhe dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.