Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin A. L., 50 vjeç, banues në Laç, pasi është konstatuar në aksin rrugor “Laç-Patok”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Gj. N., 22 vjeç, banues në Ishull Lezhë, pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës, një 20-vjeçar, për motive pronësie.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit V. D., 39 vjeç, banues në Shëngjin dhe A. U., 34 vjeç, banues në Lezhë, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.