Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
L. K., 58 vjeç, banues në Kurbin, pasi ka dëmtuar me sende të forta automjetin e shtetasit N. B., për motive të dobëta;
L. H., 50 vjeç, banues në Milot, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj mbesës së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.