Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Kurbin- Policia zbardh vjedhjen e ndodhur më datë 22.03.2025, në zyrën e Ujësjellësit në Mamurras.
Si rezultat i veprimeve u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit N. N., 50 vjeç banues në Mamurras, Kurbin. Nga veprimet hetimore dyshohet se 50 vjeçari ka vjedhur në zyrën e Ujësjellësit në Mamuras 10 matësa uji. Vijon puna për kapjen e tij.

Specialistët e Seksioni për Hetimin e Krimeve të komisariatit të Policisë Lezhë, referuan materialet në Prokurori dhe bënë shpalljen në kërkim të shtetasit Gj. K., 34 vjeç, banues në lagjen “Nënë Tereza”, Lezhë. Ky shtetas u shpall në kërkim pas kallëzimit të bërë më 23.03.2025, nga shtetasi P. K., 46 vjeç, banues në Lezhë, i cili deklaroi se rreth orës 23:30, pas një konflikti të çastit, është goditur me shishe xhami në fytyrë nga 34-vjeçari duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Më datë 23.03.2025, ka bërë kallëzim shtetasi B. R., 29 vjeç, banues në Shkodër, i cili ka kallëzuar se rreth orës 17:00, ndërsa ishte duke drejtuar automjetin karrotrec në vendin e quajtur Fushë Mamurras, Kurbin, shtetasi E. Gj., 35 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin, i ka marrë automjetin karrotrec, për shkak të një borxhi të pashlyer që lidhej me shitblerjen e karrotrecit. Në vijim të veprimeve shtetasi E.GJ u procedua penalisht për veprën penale “Vetëgjyqësia” si dhe shtetasi K.P, që kishte blerë karrotrecin për veprën penale “Mashtrimi”.

Specialistët e Njësisë së Sigurisë Rrugore të Autostradës Milot – Morinë me datë 24.03.2025, referuan materialet në Prokurori për shtetasin M. G, 48 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë, pasi më datë 23.03.2025, në orën 21:40, në segmentin rrugor Milot-Morinë, duke drejtuar mjetin tip BMW, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me barrierën anësore mbrojtëse të rrugës. Si pasojë e aksidentit, ka marrë dëmtime pasagjerja në mjet, shtetasja K. G., 47 vjeçe banuese në Kosovë, e cila u dërgua me ambulancë në Spitalin Rajonal Kukës dhe më pas u dërgua në Spitalin e Prizrenit, ku është aktualisht, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.