Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 48 vjeç, banues në Lezhë, për “Dhunë në familje”.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan meterialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Gj. F., 22 vjeç, pasi posedonte në automjet, një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, të cilën ka tentuar ta fshehë kur është ndaluar nga punonjësit e Policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Mirditë/Më datë 20.03.2025, në fshatin Lëkundë, është gjetur e pajetë afër banesës së saj, shtetasja D. P., 66 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëvarur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për vlerësim.