Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Në vijim të informacionit të dhënë mëngjesin e djeshëm, për vetëplagosjen në këmbë, me armë zjarri, e shtetasit M. Gj., 45 vjeç, banues në fshatin Rraboshtë, ju informojmë se janë kryer veprimet procedurale për arrestimin e 45-vjeçarit, sepse nga verifikimet rezultoi se armën e zjarrit e posedonte pa leje. Gjithashtu, ky shtetas pas vetëplagosjes, e fshehu armën, me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës së rastit. Shtetasi M. Gj. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin po punojnë për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit A. K., 20 vjeç, banues në Kurbin, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin që drejtonte, të cilin më pas e ka braktisur. Nga kontrolli në mjet janë gjetur 2 armë zjarri (pistoletë dhe pushkë), si dhe disa fishekë për to. Armët, municioni dhe automjeti u sekuestruan nga Policia, në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.