Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Komisariati i Policisë Has referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. D., 21 vjeç, banues në Krumë, pasi u konstatua në rrugë, në qytetin ku banon, duke shitur kapsolla dhe fishekzjarre, pa autorizim. Lëndët piroteknike u sekuestruan nga Policia, në cilësinë e provës materiale.
Komisariati i Policisë Tropojë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. M., 21 vjeç, pasi dyshohet se më datë 25.11.2024, duke qenë me masë sigurie “Arrest më shtëpi”, ka vjedhur në një banesë në fshatin Koçanaj, një televizor dhe vegla pune.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme.