Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës:
-arrestuan në flagrancë shtetasin I. S., 32 vjeç, banues në fshatin Morinë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje;
-referuan materialet ne Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit Xh. C., 65 vjeç, M. H., 61 vjeç dhe B. P., 57 vjeç, të tre banues në Kukës, pasi kanë kryer punime ndërtimi, pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit E. B., 33 vjeçe, V. L., 40 vjeç, F. S., 51 vjeç dhe G. S., 68 vjeç, të gjithë banues në Tropojë, pasi kanë kryer punime ndërtimi, pa leje.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin P. D., 52 vjeç, pasi dje, në aksin rrugor “Kukës-Shishtavec”, automjeti tip “Audi” që drejtonte është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin I. K., 50 vjeç. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë shtetasi I. K. dhe 4 pasagjerët në automjetin e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.