Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
-Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim A. K., 23 vjeç, banues në Kukës, pasi Gjykata e Kukësit e ka dënuar me 10 ditë burgim, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Sektori i Policisë Rrugore Kukës arrestoi shtetasin M. L., pasi automjeti që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me automjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasin E. E. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Komisariati i Policisë Tropojë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Ç. A., banues në fshatin Llugaj dhe A. U., banues në fshatin Cerrnicë, pasi kanë kryer punime të paligjshme për ndërtimin e dy objekteve të ndryshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.