Drejtoria Vendore e Policisë Korçë – Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen penalisht 3 të tjerë

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin B. M., 41 vjeç, banues në fshatin Cakran, Fier, pasi dje, në aksin “Leskovik-Ersekë”, automjeti tip “Audi” që drejtonte është përplasur me një automjet tip “Volkswagen” dhe si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Volkswagen” dhe një këmbësore, të cilët janë jashtë rezikut për jetën. 41-vjeçari është larguar nga vendi i aksidentit, por është kapur më pas nga shërbimet e Policisë.

Komisariati i Policisë Devoll referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

V. M., 66 vjeç, banues në Bilisht, pasi me vetëgjyqësi ka hequr disa herë një rrjetë metalike me të cilën ishte rrethuar oborri i banesës së një 59-vjeçareje;

F. B., 64 vjeç dhe G. H., 40, banues në fshatin Bitinckë, Devoll, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.