Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin E. Ç., 35 vjeç, banues në Pogradec, pasi në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet tjetër, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Y. T., 50 vjeç dhe R. T., 27 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq, pasi në lagjen nr. 17, Korçë, dyshohet se kanë goditur me grushte shtetasin E. D., duke i shkaktuar dëmtime të lehta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.