Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Komisariati i Policisë Maliq referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen F. Ç., 61 vjeçe, banuese në fshatin Podgorie, Maliq, pasi dyshohet se ka dhunuar nusen e djalit të saj, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Komisariati i Policisë Kolonjë referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë, për shtetasin R. A., banues në fshatin Taç, Kolonjë, pasi dyshohet se ka goditur një 11-vjeçar.
Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit R. H., 25 vjeç dhe U. B., 35 vjeç, banues në Pogradec, pasi në fshatin Kalivaç, Pogradec, u kapën duke transportuar me mjetet e tyre kamion dhe kamionçinë, 21 m sterë lëndë drusore, të prerë në mënyrë të paligjshme. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda drusore dhe automjetet që shërbenin për transportim.