Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin D. T., 36 vjeç, banues në Ravonik, Korçë, pasi ka goditur me grushte një 28-vjeçar, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. H., 38 vjeç, banues në Kodras, Maliq, pasi u kap duke transportur 3 m³ dru zjarri, të prera në kundërshtim me ligjin. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. Xh., 41 vjeç, banues në Podgorie, Maliq, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.