Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët e Sektrorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin P. M., 52 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin L. M., 65 vjeç, banues në Selcë, Maliq, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me një send të fortë (dru), një 52-vjeçar, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rezikut për jetën.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
– Gj. R., 51 vjeç, banues në Libonik, pasi u kap duke transportuar 3 m³ dru zjarri, të prerë në kundërshtim me ligjin. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;

– A. B., 38 vjeç, banues në Pirg, Maliq, pasi si pasojë e zjarrit që dyshohet se ka ndezur nga pakujdesia, është djegur një sipërfaqe toke me bimësi.

Specialiatët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, dhe shpallën në kërkim shtetasin A. T., 23 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë një 46-vjeçar, i cili pas mjekimit të marë në spital u largua për në banesë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.