Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 23 vjeç, banues në Bilisht, pasi automjeti që drejtonte pa leje drejtimi është përplasur me një automjet tjetër. Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. D., 25 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase të mitur.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin V. B., 57 vjeç, banues në Floq, Korçë, pasi si pasojë e zjarrit që dyshohet se e ka ndezur nga pakujdesia, në fshatin Floq, është djegur një sipërfaqe toke me bimësi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
– B. R., 39 vjeç, dhe R. J., 21 vjeç, banues në Symiz, Maliq, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta;
– Y. T., 58 vjeç, banues në Senisht, Maliq, pasi si pasojë e zjarrit që dyshohet se e ka ndezuar nga pakujdesia, në fshatin Senisht, ështe djegur një sipërfaqe toke me bimësi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin P. Sh., 61 vjeç, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin E. Xh., 41 vjeç, banues në Podgorie, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.