Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor në afërsi të fshatit Pendavinj, si pasojë e të cilit mbetën të dëmtuar 7 shtetas, informojmë se Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin B. C., 52 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. C., 20 vjeç, banues në Prrenjas, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. T., 36 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit në një lokal në lagjen nr. 8, Korçë, u kap në flagrancë me celularë që dyshohet se i përdorte për të vënë baste sportive. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularë.

Më datë 17.11.2024, në Komisariatin e Policisë Korçë, ka kallëzuar shtetasja A. P. se i kanë vjedhur një shumë parash në banesë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të këtij rasti.

Më datë 16.11.2024, në Komisariatin e Policisë Pogradec, ka kallëzuar shtetasi E. Zh. se në PKK Qafë Thanë, i kanë vjedhur një shumë parash nga protofoli që e kishte lënë në automjet. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.