Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë arrestuan në flagrancë shtetasen Zh. M., 40 vjeçe, banuese në Prilep, Maqedoni, pasi është kapur në PKK Goricë, duke ndihmuar një shtetas serb, që të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme.
Sektori i Policisë Rrugore ndaloi shtetasin F. M., 20 vjeç, banues në fshatin Barç, Korçë, pasi Gjykata e Korçës e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Gjithashtu, arrestoi në flagrancë shtetasit G. Xh., 31 vjeç, dhe D. M., 31 vjeç, banues në Maliq dhe Korçë, pasi u kapën duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor në aksin “Korçë-Pogradec”, informojmë se në përfundim të veprimeve procedurale, Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit O. Xh., 30 vjeç, dhe B. Xh., 45 vjeç, banues në Maliq dhe Elbasan, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Komisariati i Policisë Maliq referoi materialet në Prokurori, pasi shtetasi A. K., 38 vjeç, banues në fshatin Libonik, Maliq, ka tentuar të vetëvritet, duke konsumuar lëndë helmuese, në banesë. Aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Në Komisariatin e Policisë Pogradec është paraqitur shtetasja B. K., 56 vjece, banuese në fshatin Rrëmenj, e cila ka kallëzuar se më datë 13.11.2024, është larguar nga banesa, nipi i saj, shtetasi N. Sh., 33 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Po punohet për gjetjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.