Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ndaloi shtetasin J. B., 45 vjeç, banues në Durrës, të cilit Gjykata e Korçës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, pasi nga hetimet e kryera dyshohet si i përfshirë në rastet e kontrabandës së naftës nga Maqedonia e Veriut, që u goditën një ditë më parë.

Komisariati i Policisë Maliq arrestoi në flagrancë shtetasin S. R., 67 vjeç, banues në fshatin Shqitas, pasi u kap në rrugën dytësore “Maliq-Kakaç”, duke transportuar me një mjet bujqësor që e drejtonte pa leje drejtimi, një sasi lënde drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Mjeti bujqësor dhe lënda drusore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi shtetasi A. G., 60 vjeç, banues në fshatin Sovjan, me detyrë punonjës i Policisë Bashkiake, dyshohet se ka kanosur me fjalë një 58-vjeçare, për lirimin e një sipërfaqeje toke të bllokuar prej saj.

Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin B. T., 75 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, pasi dyshohet se ka kanosur me sëpatë vëllanë e tij, për motive pronësie.

Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori, për shtetasit:

D. C., 44 vjeç, banues në Korçë, pasi ka kryer punime ndërtimi të paligjshme në një subjekt që administron;

A. M., 46 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka vjedhur kabllo elektrike në lagjet nr. 1 dhe nr. 2.

Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 16-vjeçar dhe një 17-vjeçar, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, pa leje drejtimi.

Më datë 07.11.2024, në lagjen nr. 11, Korçë, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar në rrugë, shtetasi J. P., 31 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka qenë në gjendje të dehur. Për shkak të dëmtimeve, ky shtetas është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korcë, për veprime të mëtejshme.