Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin K. Xh., 33 vjeç, banues në Korçë, pasi në bulevardin “Fan Noli”, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur më një automjet tjetër. Nga përplasja e automjeteve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin J. L., 19 vjeç, banues në Pogradec, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë.
Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen H. R., 61 vjeçe, banuese në fshatin Gështenjas, Pogradec, pasi me vetëgjyqësi, i ka bllokuar një 75-vjeçari, rrugën nëpërmjet së cilës hyn në banesën e tij.
Më datë 05.11.2024, në fshatin Pojan, Maliq, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në automjetin e shtetasit A. L. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.