Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin A. M., 42 vjeç, banues në fshatin Ravonik, pasi në rrugën “28 Nëntori”, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër. Nga përplasja e automjeteve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin V. B., pasi dyshohet se më datë 31.10.2024, në lagjen nr.3, Korçë, ka vjedhur biçikletën e një 24- vjeçareje.

Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit S. M., 53 vjeç, dhe Y. Xh., 72 vjeç, pasi 53-vjeçari u kap në fshatin Gjanç, duke transportuar me kamionçinë, disa metër sterë lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme nga 72-vjeçari.

Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. S., 30 vjeç, banues në fshatin Mëmëlisht, pasi dyshohet se ka kanosur me sende të forta një 41-vjeçar.

Më datë 31.10.2024, në fshatin Selenicë, Kolonjë, në vendin e quajtur “Guri i mullirit”, ka rënë zjarr dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi. Vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.