Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Sektori për Hetimin e Krimeve i DVKM Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin S. B., 49 vjeç, banues në Turqi, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, pasi në PKK Kapshticë, në hyrje, gjatë kontrollit në autobusin që ai drejtonte, u gjetën 7 pompa lavazhi, pa dokumentacionin përkatës.
Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori, pasi shtetasja J. K., 33 vjeçe, banuese në Korçë, ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar një sasi medikamentesh, në banesë. Aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rezikut për jetën.
Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori, pasi një shtetase 15 vjeçe, banuese në Burrel, ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar një sasi medikamentesh, në ambientet e një hoteli. Aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rezikut për jetën.
Më datë 26.10.2024, në Komisariatin e Policisë Korçë, ka kallëzuar shtetasi A. Zh. se i kanë vjedhur targat e automjetit, në lagjen nr. 7, Korçë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, pasi shtetasi Gj. J., 39 vjeç, banues në fshatin Udënisht, ka tentuar të vetëvritet duke u varur me litar, në banesë. Aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës, Tiranë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
–
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 12:30, në lagjen nr. 8, automjeti me drejtues shtetasin E. B. ka përplasur një shtetas të mitur, i cili po merr mjekim dhe është jashtë rezikut për jetën.
Shtetasi E. B. u shoqërua në komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.