Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Komisariati i Policisë Korçë ndaloi shtetasin B. F., 27 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq, pasi Gjykata e Korçës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhje”.
Po nga ky Komisariat u ndalua me iniciativë shtetasi K. R., 41 vjeç, banues në Korçë, pasi në datën 23.10.2024, në një lokal në lagjen nr. 8 Korçë, është konfliktuar fizikisht me shtetasin S. S., 53-vjeçar, banues në Korçë. Më datën 25.10.2024, 53-vjeçari, nuk është ndjerë mirë, dhe është dërguar nga familjarët për mjekim në spital dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.
Komisariati i Policisë Pogradec arrestoi në flagrancë shtetasin P. F., 48 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Komisariati i Policisë Devoll, referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetaset P. S., 63 vjeçe, K. Z., 51 vjeçe, dhe vajzën e saj të mitur, pas janë konfliktuar për motive të dobëta me njëra-tjetrën.
Në Komisariatin e Policisë Pogradec është paraqit shtetasi Th. B., i cili ka kallëzuar se në banesën e tij në fshatin Grabovicë, i kanë vjedhur një shumë parash. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të vjedhjes.
Më datën 25.10.2024, ka rënë zjarr në magazinën e shtetasit P. Th., 71 vjeç, banues në fshatin Pendavinj, Maliq, ku si pasojë e flakëve është djegur një sasi me bazë ushqimore për bagëtitë. Nga kryerja e veprimeve të para hetimore, rezultoi që shkaku i zjarrit ka qenë një defekt në sistemin elektrik.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.