Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Komisariati i Policisë Kolonjë arrestoi në flagrancë shtetasin A. P. 62 vjeç, banus në fshatin Psar, Ersekë. Ky shtetas dyshohet se ka thyer xhamin e dritares së banesës të një 75-vjeçareje dhe ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me dhunë.
Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin L. S., 52 vjeç, banues në Pogradec, pasi ky shtetas në datën 17.10.2024 ka kanosur me fjalë në fshatin Bishnicë, Pogradec një 49- vjeçar dhe ka bllokuar rrugën që të çon për në pyll, me pretendimin se e ka marrë me qera nga bashkia. Po punohet për kapjen e tij.
Po nga Komisariati i Policisë Pogradec u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. H., 34 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi ky shtetas me vetëgjyqësi ka ndërruar bravën e banesës, që i ka shituar para disa vitesh një 60-vjeçareje.
Komisariati i Policisë Maliq referoi materialet në Prokurori, për vlerësim për shtetasin Z. Rr., 56 vjeç, banues në fshatin Senisht, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Seksioni i Hetimit të Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet më Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin P. K., 41 vjeç, banues në fshatin Lavdar, Korçë, pasi u kap në fshatin Dardhë, Korçë, në subjektin që zotëron “Punime gurri, murator”, kishte punonjës të pa regjistruar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.