Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin E. D., 18 vjeç, banues në fshatin Lumalas, Korçë, pasi u kap në fshatin Bulgarec, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Komisariati i Policisë Kolonjë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen A. S., 52 vjeçe, banuese në fshatin Shtikë, Kolonjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.