Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, në hyrje të qytetit, informojmë se Sektori i Policisë Rrugore ka referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi penal për shtetasin F. M., 55 vjeç, banues në Ersekë dhe për shtetasen E. S., 35 vjeçe, banuese në Korçë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit L. B., 37 vjeç, K. M., 38 vjeç, M. D., 39 vjeç, D. T., 26 vjeç, K. K., 29 vjeç, N. D., 30 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, pasi me vetëgjyqësi kanë hyrë në banesën e shtetasit R. S., 26 vjeç, banues në Pogradec, duke dëmtuar derën dhe dritaren e banesës, si dhe e kanë kanosur shtetasin R. S., me pretendimin se i kishte borxh një shumë parash 37-vjeçarit.
Komisariati i Policis Maliq referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin E. M., 40 vjeç, banues në fshatin Çëravë, Pogradec, pasi u kap në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, duke transportuar me kamion, lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti dhe lënda drusore.
Më datë 15.10.2024, në Komisariatin e Policisë Korçë, shtetasi A. D. ka kallëzuar se i kanë vjedhur disa vegla pune në berberahanen e tij, në lagjen nr. 7, Korçë. Po punohet për identifikimin dhe për kapjen e autorit/ve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
–
Korçë/Informacione paraprake
Rreth orës 00:30, në lagjen nr. 9, ka rënë zjarr në automjetin në pronësi të shtetasit D. Sh. Si pasojë është djegur pjesërisht automjeti. Nga veprimet e para hetimore dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Rreth orës 02:40, në lagjen nr. 18, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në automjetin e shtetasit I. K. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rethanave të rastit.