Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasit:
A. J., 33 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap në bulevardin “Republika”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
H. Sh., 35 vjeç, banues në Korçë, pasi në aksin “Korçë-Ersekë”, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. Th., 34 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Njoftimi i rremë në organet e rendit”, pasi më datë 07.10.2024, ka bërë njoftim të rremë te salla operative, se ishte kërcënuar nga disa shtetas.
Në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasi Ll. S., i cili ka kallëzuar se në banesën e tij, në lagjen nr. 4, i kanë vjedhur disa bizhuteri floriri. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Pasditen e djeshme, në urgjencën e Spitalit Rajonal Korçë, është paraqitur shtetasi H. D., 68 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga një objekt një katësh, në pronësi të tij. Ky shtetas u dërgua në Spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim të specializuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.