Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Komisariati i Policisë Maliq arrestoi në flagrancë shtetasin Ç. F., 41 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasit:

F. H. 48 vjeç, pasi u kap në aksin rrugor “Bilisht-Korçë”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

S. S., 25 vjeç, pasi u kap në bulevardin “Republika”, duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Po nga ky sektor u referuan materialet në Prokurori, ju filloi procedimi penal për një 14-vjeçar, pasi u kap në Bilisht, duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Komisariati i Policisë Kolonjë referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin E. N, banues në Ersekë, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka dëmtuar kabullin e kamerave të sigurisë të biznesit të një 64- vjeçari.

Në Komisariatin e Policisë Korçë ka bërë kallëzim shtetasi A. P., 46 vjeç, banues në Korçë, se në lagjen nr.9 Korçë, i kanë vjedhur në dyqani i tij një shumë parash dhe disa steka cigare. Po punohet për identifikimin e autorit/ve.

Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen Q. Ç., 36 vjeç, pasi dyshohet se për motive pronësie se ka ushtruar dhunë ndaj nuses së xhaxhait të saj.

Sektori i Hetimit të Krimeve të DVKM Korçë, referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin E. V., 45 vjeç, banues në Korçë, pasi në datën 20.09.2024, në hyrje të RSh -së, është kapur duke drejtuar një kamion, me mallra të dyshuar të kontrabanduara nga Greqia. Po vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.