Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin E. S., 39 vjeç, banues në fshatin Çiflig, Korçë, pasi u kap në lagjen nr. 17, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
R. A., 47 vjeç, banues në fshatin Leshnicë, pasi dyshohet se ka vjedhur një sasi të konsiderueshme rrushi në vreshtat e një 61-vjeçari;
I. T., 49 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij;
M. Ç., 34 vjeç, banues në fshatin Tushemisht, Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë, një 59-vjeçar, për motive pronësie.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
–
Maliq/Rreth orës 00:30, në fshatin Zvezdë, Maliq, motomjeti me drejtues shtetasin E. T., 31 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin E. L., 32 vjeç.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri i motomjetit, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.