Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin E. M., 24 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap në lagjen nr. 16 Korçë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasit:
K. S., 49 vjeç, banues në fshatin Goskovë e Poshtme, Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
B. S., 42 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
A. B., 36 vjeç, banues në Korçë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Po nga ky komisariat u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
E. V., 44 vjeç, banues në fshatin Prilep, Maqedonia e Veriut, pasi ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të caktuar në favor të bashkëshortes së tij, duke iu afruar banesës së saj;
S. S., 28 vjeçe, banuese në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
D. B., 40 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal në lagjen nr. 16, në celularin e tij, u gjetën faqe të lotove sportive.
Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimin penal për 2 shtetas të mitur, të moshave 13 vjeç dhe 14 vjeç, pasi kanë kanosur më mjet prerës (thikë), një bashkëmoshatar të tyre, për t’i marrë një shumë të vogël parash.
Komisariati i Policisë Kolonjë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin T. M., 38 vjeç, banues në Ersekë, pasi pasi ka goditur me sende të forta dy shtetas, për motive të dobëta.
Seksioni për Hetimin e Narkotikve referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit K. H., 39 vjeç, banues në fshatin Buçimas, dhe E. Xh., 28 vjeç, banues në Pogradec, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe sekuestrua nga një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori, për shtetasin I. K., 49 vjeç, pasi i ka marrë një shumë parash një 64-vjeçareje, nëpërmjet mashtrimit.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
–
Rreth orës 01:00 të datës 19.09.2024, Komisariati i Policisë Pogradec është njoftuar nga familjarët e shtetasit G. Ç., 38 vjeç, banues në fshatin Çërravë, Pogradec, me probleme të shëndetit mendor, se 38-vjeçari është larguar nga banesa. Po punohet për gjetjen e tij.