Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin S. T., 37 vjeç, banues në fshatin Malavec, Korçë, pasi në unazën e qytetit, automjeti tip “Toyota”, që e drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin tip “Audi”. Nga përplasja e automjeteve është dëmtuar lehtë 37- vjeçari, i cili pas mjekimit në spital, u shoqërua në komisariat.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor në fshatin Rëmbec, informojmë se Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin F. S., 44 vjeç, banues në Peqin, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasit:
K. P., 31 vjeç, banues në Tiranë dhe C. A., 32 vjeçe, banuese në Como, Itali, sepse pas konsumimit të ushqimit në një restorant në lagjen nr. 17, Korçë, kanë tentuar të shmangin pagesën, nëpërmjet mashtrimit. Nga verifikimet e kryera rezultoi se këta shtetas ishin shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi”;
S. S., 37 vjeç, banues në Korçë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij dhe e ka godtur me mjet prerës (thikë), në këmbë. I dëmtuari mori mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për largimin nga banesa të shtetasit O. B., 49 vjeç, banues në fshatin Vashmi, Maliq, informojmë se ky shtetas është kthyer në banesë dhe është në gjendje të mirë shëndetsore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
–
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 3, Korçë, është gjetur i pajetë në rrugë, shtetasi K. M., rreth 67 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.