Komisariati i Policisë Korçë
-U arrestuan në flagrancë shtetasit K. J., 25 vjeç dhe J. B., 28 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 4, Korçë, në një lokal, dyshohet se kanë kanosur me fjalë dhe kanë goditur fizikisht shtetasin J. H., duke i shkaktuar dëmtime të lehta.
-U referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
K. K., 24 vjeç, banues në fshatin Mollaj, Korçë, pasi në fshat, për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me grusht shtetasin D. B.;
S. M., 33 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 8, Korçë, për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur fizikisht shtetasin K. G.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.